Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, në panik rrjeti i AKSHI-t

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.08.2026, 17:45

Ermal Beqiri, ish-pjesë e rrjetit të AKSHI-së, u vu në pranga nga autoritetet franceze pasi fluturoi me avion privat mbi një central bërthamor.

Policia franceze sekuestroi pajisje elektronike dhe mesazhe që përfshijnë muajt e arratisë dhe biseda me kontaktet e tij në Shqipëri. Mbrojtja e deritanishme e Agasit është shembur, ndërsa strehuesit e tij i kanë kërkuar të largohet nga frika e zbërthimit të komunikimeve.

Arrestimi i bujshëm i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar një efekt domino dhe panik të gjerë në radhët e ish-drejtuesve të AKSHI-së dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Beqiri, i cili u kap pasi fluturoi me një avion privat në lartësi të ulët, një veprim që e justifikoi para autoriteteve franceze si shpërqendrim nga një telefonatë me nënën e tij mbante me vete pajisje elektronike që përmbajnë të dhëna kyçe.

Sipas raportimeve të mediave franceze, si Journal du Dimanche, pajisjet dhe mesazhet e sekuestruara përfshijnë komunikimet e Beqirit gjatë gjithë periudhës së arratisë, duke rrezikuar të hapin një kapitull të ri në dosjet e drejtësisë për abuzimet me tenderët dhe kontratat e AKSHI-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit