“Bastardët ndotin natyrën shqiptare! Hedhin thasë me mbeturina e kanaçe në mes të detit”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.08.2026, 16:38

Një tjetër akt i rëndë vandalizmi ndaj natyrës së virgjër shqiptare është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, ku një pushues ka denoncuar ndotjen kriminale të detit në Gadishullin e Karaburunit.

Ai ka treguar se teksa po lundronte me gomone në zonën e mbrojtur midis Gjirit të Shën Andreas dhe Gjirit të Gramës, ka parë disa thasë të zinj mbeturinash në det. Pa hezituar ai ka marrë në gomonen e tij dhe kur i ka hapur ka parë që ishin me shishe birrash e kanaçe pijesh që persona të papërgjegjshëm pasi i kanë konsumuar kanë zgjedhur që të mos i marrin me vete mbeturinat, por t'i hedhin ato direkt në ujërat e detit.

I indinjuar nga kjo masakër që i bëhët bukurive natyrore të njërës prej zonave më të izoluara dhe të paprekura të bregdetit Jon, qytetari thotë se kjo është nje masakër e bastardëve të papërgjegjshëm.

Qytetari që ka dërguar denoncimin e ka cilësuar ngjarjen si një krim të hapur kundër mjedisit dhe natyrës, duke shprehur indinjatën e thellë për mungesën e ndërgjegjes qytetare dhe kontrollit në këto zona turistike të virgjëra që vizitohen çdo ditë nga qindra turistë vendas dhe të huaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit