‘Trimat’ me JetSki kryejnë manovra të rrezikshme pranë pushuesve në bregdet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.08.2026, 15:46

Sezoni turistik në Shëngjin vijon të shoqërohet me shqetësimet e sigurisë në det, ku përdorimi i mjeteve lundruese, veçanërisht motorëve të ujit (jetski), është kthyer në një rrezik real për pushuesit.

Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku qytetarët ngrenë alarmin për skafistët dhe drejtuesit e jetskive që nuk respektojnë rregullat e sigurisë dhe lëvizin me shpejtësi pranë zonave të banjuara nga pushuesit.

Njëri prej pushuesve, i cili ka shprehur shqetësimin e tij pranë redaksisë, shkruan:

"Mirdita. Jam në pushime në Shëngjin edhe këta me jetski nuk po respektojnë rregullat e sigurisë, nuk respektojnë distancën larg pushuesve."

Ndërkohë që në videon e siguruar shihet qartë një mjet lundrues (jetski) duke kryer manovra të rrezikshme shumë pranë bregut dhe zonave të rrethuara ku po laheshin familje me fëmijë të mitur.

Sipas denoncuesit, fenomeni është i përsëritur dhe shqetësues për të gjithë pushuesit që zgjedhin bregdetin e Shëngjinit për të kaluar pushimet.

Pavarësisht thirrjeve dhe tentativave të qytetarëve për të kërkuar ndërhyrjen e Policisë Kufitare apo strukturave kompetente, situata vijon të jetë e pandryshuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit