Tifozët dhe yjet e futbollit i japin lamtumirën e fundit Franco Baresit: Mirupafshim, Kapiten!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.08.2026, 14:33

Në Milano, sot iu dha lamtumira një prej figurave më të mëdha të historisë së futbollit italian, Franco Baresit. Ceremonia mortore u zhvillua në Bazilikën e Sant'Ambrogio, ku mijëra tifozë, ish-bashkëlojtarë, drejtues klubesh dhe personalitete të futbollit vendas e ndërkombëtar u mblodhën për të nderuar legjendën e Milanit.

Në shenjë respekti për ish-kapitenin kuqezi, qyteti i Milanos shpalli ditë zie, ndërsa flamujt në institucionet publike u ulën në gjysmështizë. Baresi u përcoll me nderimet që i takojnë një simboli të padiskutueshëm të klubit dhe të futbollit botëror.

Në ceremoninë e lamtumirës ishin të pranishëm shumë prej emrave më të njohur të historisë së Milanit dhe futbollit italian, mes tyre Paolo Maldini, Marco Van Basten, Clarence Seedorf, Mauro Tassotti, Demetrio Albertini, Dejan Savićević, Daniele Massaro, Fabio Capello, si dhe presidenti i Interit, Beppe Marotta.

Homazhe për Baresin erdhën edhe nga klubet më të mëdha europiane, me përfaqësues të Real Madridit dhe Barcelonës të pranishëm në ceremoni. Milanin aktual e përfaqësuan Christian Pulisic dhe Santiago Gimenez, pasi skuadra ndodhet në turne jashtë Europës.

Momenti më emocional erdhi jashtë bazilikës, ku tifozët e Curva Sud shpalosën një banderolë kushtuar kapitenit legjendar: "Legjendë e pavdekshme, flamur që nuk do të ndalet kurrë së valëvituri. Mirupafshim, Kapiten!" Ndërkohë, Daniele Massaro dhe Dejan Savićević mbajtën në krah një shirit të bardhë me numrin 6, numri që u bë sinonim i Franco Baresit.

Ceremonia pati edhe momente tensioni, pasi pronari i Milanit, Gerry Cardinale, dhe presidenti Paolo Scaroni u pritën me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve të pranishëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit