Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.08.2026, 11:49

Ministria e Drejtësisë ka dërguar pranë autoriteteve franceze dokumentacionin zyrtar për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiraj, i cili u arrestua pak ditë më parë në Francë. Procedurat kanë nisur pas kërkesës së SPAK, ndërsa në dosje është përfshirë edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë “arrest në burg”.

Beqiraj u arrestua nga autoritetet franceze pasi u kap duke udhëtuar me avion privat mbi një central bërthamor. Ai kërkohet nga SPAK në kuadër të hetimeve për abuzime të dyshuara me tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Ndërkohë, SPAK ka kërkuar edhe sekuestrimin e pasurive të tij në Francë, të dyshuara se burojnë nga veprimtari kriminale. Kërkesa përfshin llogari bankare me vlerë mbi 2 milionë euro, apartamente, një kështjellë në departamentin Oise me vlerë rreth 2.6 milionë euro, si dhe mjete motorike. Ndaj biznesmenit janë ngritur disa akuza, përfshirë grup të strukturuar kriminal, shkelje në tendera, pastrim parash dhe korrupsion aktiv.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit