Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë, të vlefshme për datën 4 gusht.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë si më poshtë:
Nafta (dizel): 1.80 euro për litër
Benzina: 1.50 euro për litër
Gasi: 0.60 euro për litër
Me caktimin e këtyre çmimeve tavan, nafta ka shënuar sërish ngritje, duke arritur në 1.80 euro për litër.
Nga ministria u është bërë thirrje qytetarëve që për çfarëdo parregullsie apo mosrespektimi të këtyre çmimeve nga kompanitë e derivateve, t’i adresojnë ankesat e tyre në emailin zyrtar [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 11000.