Mjeti del nga rruga në hyrje të Lushnjës, përplaset me një shtyllë tensioni

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.08.2026, 10:29

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të mesëm. Ngjarja ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë, duke bërë që automjeti të devijojë nga rruga dhe të përfundojë mbi shtyllën elektrike.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit, si dhe për të përcaktuar shkakun që çoi në daljen e automjetit nga rruga.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit