Humbi jetën në aksident, varroset 18-vjeçari nga Gelanca e Suharekës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.08.2026, 08:41

I riu nga fshati Gelancë, Fatijon Guri, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku, do të varroset të martën.

Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 18:00, në varrezat e fshatit Gelancë.

18-vjeçari ndërroi jetë më 30 korrik, si pasojë e një aksidenti të rëndë në komunikacion.

Familja Guri ka bërë të ditur njoftimin për ndarjen e tij nga jeta, ndërsa të afërmit dhe miqtë pritet t’i japin lamtumirën e fundit të riut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit