Një qytetare ka denoncuar pranë redaksisë një situatë shqetësuese në Spitalin e Vorës, ku thotë se është përballur me mungesë të materialeve mjekësore dhe kushte të papërshtatshme gjatë trajtimit të djalit të saj 4-vjeçar.
Ajo ka treguar se një natë më parë e kishte dërguar fëmijën në urgjencë për shkak të të vjellave, ku iu vendos serum. Ajo thotë se gjilpëra i doli dy herë dhe e njëjta situatë u përsërit edhe në përpjekjen e tretë. Qytetarja thotë se, pavarësisht ankesave të saj dhe mungesës së vigonit personeli i ka shpjeguar se problemi lidhej me muskujt e fëmijës.
Ajo shton se është detyruar ta mbajë vetë në dorë gjilpërën gjatë marrjes së serumit, ndërsa kushtet në spital i cilëson si skandaloze.
Sipas denoncimit, edhe ditën e sotme është rikthyer në spital me fëmijën, i cili, sipas saj, ndodhej në gjendje të rënduar. Ajo thotë se se ka pritur në radhë për vizitë, por kur i ka ardhur radha, mjekja është larguar nga dhoma për rreth 10 minuta dhe më pas i ka kërkuar të largohej, pasi do të trajtonte një rast tjetër.
Qytetarja ngre shqetësime edhe për mungesën e ujit në spital, tualetet e mbyllura dhe mungesën e vigonëve, duke treguar se ky problem është i pranishëm edhe në spitale dhe qendra të tjera shëndetësore.
Denoncimi i qytetares:
Prsh joq si jeni doja te thoja per nje rast ne Vore isha mbrem te spitali se kisha cunin me te vjella dhe i ben serum iu plas 2 her edhe heren e 3 po ashtu edhe heren e trejt i tham qe ju plas prap thonij jo eshte muskuli i femijes der ne moment te fundi po thonin hiqe hiqe shpejt kushtet ishin skandal edhe agen e femis ja kam mbajtur vete sot ishta prap femije ne gjendet te fiket vetem 4 vjec edhe kam pritur ne rradhe kur me erdhi rradha doktorresha doli nga dhoma edhe erdhi pas 10 minutash dhe me nxorri se kishte nje rast tjeter uj spitali nuk kishte tualetet ishin te mbyllura e shume te tjeta
