Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pranë nënkalimit të Fushë Krujës. Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka përfunduar në trafikndarëse, duke kërkuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e tij.
Zjarrfikësit e Krujës kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë përdorur mjete prerëse për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor.
Ndërkohë, në vendin e aksidentit ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.