Balluku po përdor shtatzëninë për t’i shpëtuar burgut?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.08.2026, 11:27

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas paraqitjes në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ka bërë deklarata për mediat ku ka hedhur akuza ndaj disa zyrtarëve të qeverisë. Berisha ironizoi situatën pranë Prokurorisë së Posaçme, duke thënë se aty “po ndërtohet një mini-maternitet”, madje duke përmendur në mënyrë figurative edhe “inkubatorë” dhe lista emrash për foshnjat.

Berisha pretendoi se disa ministre, ish-ministre dhe zyrtare të Partisë Socialiste po përdorin shtatzëninë dhe mëmësinë për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë. Ai përmendi konkretisht Ajola Xoxen, të cilën e quajti me nofkën “Velica”, ndërsa tha se “flitet për disa ministre, ish-ministre dhe deputete”, pa dhënë emra të tjerë.

Deklarata e kreut të PD-së ngre pikëpyetje nëse ai i referohej edhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është përmendur më herët në debate publike lidhur me çështje të drejtësisë dhe shtatzënisë. A kishte Berisha në mendje edhe ish-ministren Balluku kur foli për përdorimin e shtatzënisë dhe mëmësisë për t’iu shmangur drejtësisë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit