Protesta e 65-të në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.08.2026, 10:17

Sot mbahet protesta e 65-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Tubimi do të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku pritet të mbahen edhe fjalime.

Protesta, e cila fillimisht u organizua si reagim ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, është kthyer në një thirrje për ndryshim politik. Qytetarë të grupmoshave të ndryshme, përfshirë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë dhe aktivistë, kanë marrë pjesë në tubime me pankarta dhe flamuj kuqezi.

Protestuesit kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave, mes tyre dorëheqjen e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. Gjatë tubimeve të mëparshme në Tiranë, ata kanë zhvilluar marshime në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe kanë përcjellë mesazhe kundër qeverisë dhe institucioneve shtetërore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit