4 biznesmenët që zbrazën armët në jahtin në Palasë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.08.2026, 09:30

Janë publikuar pamjet nga operacioni i policisë për ndalimin e jahtit ku u raportuan të shtëna me armë zjarri në zonën e Palasës. Mjeti lundrues u vu në ndjekje nga Policia Kufitare, Delta Force dhe FNSH, pas njoftimit të marrë rreth orës 21:00, ndërsa operacioni nga deti dhe toka zgjati rreth dy orë.

Pas ndalimit të jahtit në zonën e Porto Palermos, policia shoqëroi katër personat që ndodheshin në bord: Bruno Çela, 31 vjeç, Leonard Hasa, 31 vjeç, Afrim Kastrati, 49 vjeç dhe Pashk Gjini, 60 vjeç. Gjatë kontrollit të mjetit lundrues dhe personave, autoritetet deklaruan se nuk u gjet asnjë send apo mjet i kundërligjshëm.

Sipas hetimeve paraprake, jahti kishte marrë fillimisht drejtimin për në Greqi, por më pas ndryshoi kurs dhe tentoi t’i shmangej policisë duke fikur dritat. Gjatë ndjekjes, njëri prej personave u hodh në det dhe u kap nga efektivët, ndërsa dy të tjerë tentuan largimin me gomone, por u kthyen sërish drejt jahtit pasi panë praninë e policisë në tokë. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e të shtënave dhe autorin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit