Moti sot, temperaturat arrijnë deri në 36°C

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.08.2026, 09:22

Gjatë ditës së hënë, moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet nga 31°C deri në 36°C.

Do të fryjë erë e lehtë derimesatare nga verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.

“Rajoni ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore, duke sjell temperatura paksa më të larta, të cilat janë normale për këtë periudhë të verës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit