Vdekja e gruas pasi u godit nga treni në Pejë, Trainkos del me një njoftim me rëndësi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.08.2026, 09:13

Trainkos ka njoftuar se ka anuluar vajtjen dhe ardhjen e disa trenave në relacionin Prishtinë-Pejë dhe anasjelltas për të hënën.

Trainkos thotë se arsyeja e anulimit janë “rrethanat e papritura”. “Ju njoftojmë se treni i planifikuar për sot me numer 760 dhe 4201 Pejë – Prishtine dhe anasjelltas është anuluar për shkak të rrethanave të papritura. Ndërsa treni 4200 do të vazhdoj sipas orarit të planifikuar”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i Trainkos vjen pasi një grua u godit për vdekje nga treni mëngjesin e së hënës në Pejë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Rreth orës 05:32, teksa treni ishte nisur nga Peja në drejtim të Fushë Kosovës, ka goditur një person, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit