Ikën shqiptarët, dera hapet për të huajt

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.08.2026, 08:37

Shqipëria renditet si vendi më i hapur në Ballkanin Perëndimor për punësimin e shtetasve të huaj, sipas anketës “Security Meter 2025” të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Plot 77% e të anketuarve në vend mbështesin lejimin e punëtorëve të huaj për të plotësuar vendet vakante, niveli më i lartë në rajon. Mesatarisht, 57% e qytetarëve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në favor të kësaj politike, ndërsa 33% shprehen kundër.

Pas Shqipërisë renditen Bosnjë dhe Hercegovina me 62% dhe Kosova me 61% mbështetje, ndërsa në Maqedoninë e Veriut 53% e qytetarëve janë pro. Qëndrimet janë më të rezervuara në Serbi dhe Mal të Zi, ku përkatësisht 44% dhe 43% mbështesin punësimin e të huajve. Mali i Zi është i vetmi vend ku kundërshtarët janë më të shumtë se mbështetësit, me 46% kundër dhe 43% pro.

Sipas raportit, dallimet mes vendeve lidhen me mungesën e fuqisë punëtore, ritmet e emigrimit dhe perceptimin e qytetarëve për konkurrencën në tregun e punës. Në ekonomitë që po përballen me mungesë të theksuar punonjësish, punësimi i shtetasve të huaj shihet gjithnjë e më shumë si një zgjidhje për të mbuluar vendet bosh dhe për të mbështetur aktivitetin e bizneseve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit