Jugu PLOT apo BOSH këtë verë?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.08.2026, 23:06

Dinamika e turizmit veror në Shqipëri shpesh prodhon dy realitete paralele. Atë që lexohet në rrjetet sociale dhe atë që përjetohet në terren. Një ndjekës i JOQ ka ironizuar kontrastin mes postimeve pesimiste në rrjet dhe dyerve të mbyllura të hoteleve e restoranteve.

Në një kohë kur në rrjetet sociale nuk mungojnë statuset se bregdeti shqiptar është “bosh” dhe se “turizmi ka dështuar”, situata në destinacionet kryesore si Ksamili, Saranda apo Dhërmiu flet një gjuhë tjetër?!

“Po mos u shqetësoni… sipas ekspertëve të komenteve në Facebook, të gjithë këta njerëz janë holograma dhe makinat në trafik janë CGI,” – shkruan me ironi ndjekësi, duke iu referuar vështirësive reale me të cilat përballen pushuesit, si gjetja e një shezlongu apo vendparkimi.

Statusi mbyllet me një thumbues për skeptikët e sezonit turistik: “Vazhdoni me statuset ‘është bosh’… se pushuesit s’kanë kohë t’i lexojnë, janë ende duke kërkuar parkim.”

Pyetja reale që bie në këtë situatë është: JUGU PLOT APO BOSH KËTË VERË?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit