Tragjedi në plazhin e Pishporos, 49-vjeçari pëson arrest kardiak sapo futet në det dhe humb jetën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.08.2026, 21:33

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në plazhin e Pishporos, në Fier, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën vetëm pak çaste pasi ishte futur në det.

Viktima është identifikuar si Durim Dogani, 49-vjeç. Sipas informacioneve paraprake, ai ka shfaqur probleme të menjëhershme shëndetësore sapo kishte hyrë në ujë, duke alarmuar pushuesit që ndodheshin pranë.

Personat e pranishëm kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës, por pavarësisht ndërhyrjes, 49-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i humbjes së jetës ka qenë një arrest kardiak, megjithatë shkaku i saktë pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Ndërkohë, policia ka nisur veprimet procedurale për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, që e ktheu një ditë pushimi në tragjedi për familjen e 49-vjeçarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit