“Lëreni telefonin dhe mbani pranë fëmijët, brenda pak orësh në Zvërnec humbën 3 të vegjël”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.08.2026, 17:03

Një qytetare ka ngritur shqetësimin për mungesën e vëmendjes së disa prindërve në plazhin e Zvërnecit, duke bërë apel që fëmijët të mos lihen asnjë moment pa mbikëqyrje.

Sipas saj, vetëm gjatë paradites së sotme, nga ora 09:00 e deri në momentin e publikimit të mesazhit, tre fëmijë të moshës 4 deri në 6 vjeç janë humbur në plazh, duke shkaktuar panik te pushuesit.

Qytetarja tregon se rasti më shqetësues ishte ai i një djali 4-vjeçar, i cili ishte i frikësuar dhe i rraskapitur.

"Na u desh mbi një orë që, së bashku me pushuesit dhe policinë, të gjenim prindërit e tij. Falë ndihmës së të gjithëve, fëmija u ribashkua me familjen," shkruan ajo.

Në fund të mesazhit, qytetarja u bën thirrje të gjithë prindërve që të shmangin shpërqendrimin nga telefonat apo bisedat dhe të mbajnë fëmijët vazhdimisht nën vëzhgim.

Mesazhi i qytetares:

Përshendetje , Dua të një apel për gjith prindërit ju lutem mbani fëmijet afer në plazh lëreni telefonat dhe muhabet një njërezit që jeni shoqeruar ësht shum e rëndesishme femija un jam tmerruar sot jam në plazhin e zverncit dhe që në 9 të mëngjesit e deri tani kan humbur tre femi të moshes 4 deri 6 një femi 4 vjec ishte tmerr ta shikoje qe nuk kishte forc më të qante na ka lën pa fjalë mbi një orë jemi bër tër bashkë për ti gjetur prinderit erdhen policia qa të thuash ata dy quna të rinjë në boten e vet fal zotit me ndihmen e ter pushuesve e bashkuam me prinderit djalin 4 vjec un jam nen vet dhe po ju shkruaj juve ju lutem sa më shum të ruajm fëmijez tane në plazhe sa më shum vëmendje ju lutem anonim ju lutem joq falemunderit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit