Masakër mjedisore në Valbonë, pemët priten e shkulen me rrënjë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.08.2026, 16:07

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë një rast shqetësues lidhur me shkatërrimin e mjedisit dhe natyrës në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Sipas tij, në zonën e Zicit në Valbonë po kryhen prerje masive të pyllit me mjete të rënda, si eskavatorë dhe kamionë, ndërsa dëmtimi shtrihet përgjatë rreth 1 kilometri.

Qytetari thotë se prerja e pyllit është penguar vetëm falë ndërhyrjes së banorëve të zonës megjithatë kamionët e fadromat nuk janë larguar ende nga pylli.

Sipas tij, pas kësaj masakre fshihet drejtori i pyjeve Tropojë dhe kushërinjtë e tij Malaj, por motivi mbetet ende i paqartë.

JOQ ALBANIA pret një reagim nga institucionet përgjegjëse për sqarimin e rastit.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ, Masaker mjedisore ne parkun kombetar te valbones,prania e eskavatorve dhe varinksave kan bere te mundur prerjen masive te pyllit ne zonen e Zic Valbone. Prerja e pyllit vazhdon 1 km,shkak i parandalimit jan bere banoret e zones. Drejtori i pyjeve tropoje se bashku me djalin e xhaxhait elvis dhe marilen malaj

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit