“Darka e fundit” e kabinetit Rama në kështjellën e Beqirit para arrestimit nga SPAK

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.08.2026, 15:38

Nga Ministria e së Vërtetës.

Ministria e së vërtetës ka siguruar ekskluzivisht “Darkën e fundit” të Edi Ramës me 16 vartësit e tij. Kjo foto është para se plaçkitësit e Shqipërisë të konsumojnë “Darkën e fundit” e cila sipas burimeve thuhet se është ngrënë në kështjellën luksoze të Ermal Beqirit, biznesmenit që me lekët e popullit siguroi këtë mega kështjellë.

Momenti është pak para se vartësit madje dhe vetë udhëheqësi Rama u arrestuan nga SPAK për vjedhje e tallje me popullin shqiptar. Pasi bënë foto, hëngrën mirë e mirë, shijuan darkën e fundit, populli i thjeshtë i udhëhequr nga mbreti Rama jetuan të lumtur njëherë e përgjithmonë.

Kështjella e Beqirit thuhet se u bë zonë e banuar nga banorët e prekur nga tërmeti i nëntorit 2019 dhe nga durrsakët që u përmbytën dhe nuk u dëmshpërblyen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit