Sekretari i Ministrisë së Drejtësisë favorizon mikeshën e gruas për postin e lartë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.08.2026, 12:09

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Alban Mësonjesi, dyshohet se ka ndikuar në procesin e përzgjedhjes së prokurores së Kukësit, Vilma Kapaj, për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Monitorimit pranë strukturave të drejtësisë. Sipas burimeve, procedura nisi më 7 korrik 2026, pas shpalljes së vendit vakant nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Burimet pretendojnë se kriteret e vendosura në shpallje janë hartuar në një mënyrë që favorizojnë profilin profesional të prokurores Kapaj, e cila mësohet se ka një marrëdhënie shoqërore me bashkëshorten e Mësonjesit. Një prej kritereve të përfshira në garë është edhe eksperienca pedagogjike, element që sipas këtyre pretendimeve i jep avantazh Kapajt ndaj kandidatëve të tjerë.

Sipas procedurës së parashikuar në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Ministria e Drejtësisë mund të ketë rol në përzgjedhjen e kandidaturës për komandim, ndërsa KLP miraton vendimin përfundimtar. Përfshirja e ministrisë në këtë proces ka ngritur pikëpyetje mbi respektimin e parimeve të pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, ndërsa pritet që procedura të vijojë me hapat e mëtejshëm institucionalë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit