Ende asnjë gjurmë nga minatori i zhdukur në minierën e kromit në Tërnovë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.08.2026, 10:33

Vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e minatorit Ilir Kolaveri, i cili dyshohet se u aksidentua gjatë punës në minierën e kromit në Tërnovë. Ngjarja ndodhi të shtunën, ndërsa sipas informacioneve paraprake, 40-vjeçari ka rënë në një furnelë brenda galerisë dhe është zënë poshtë nga një masiv minerali.

Menjëherë pas njoftimit për aksidentin, në vendngjarje mbërritën ekipet e shpëtimit, të cilat prej mesditës së së shtunës po punojnë për lokalizimin dhe nxjerrjen e minatorit. Operacioni vijon në kushte të vështira për shkak të terrenit dhe rrezikut për shembje të tjera brenda minierës.

Miniera e kromit në Tërnovë administrohet nga kompania “Eternal Security”, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Hetimet synojnë të përcaktojnë shkaqet e ngjarjes dhe nëse janë respektuar standardet e sigurisë në punë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit