Sot zhvillohet protesta e 64-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.08.2026, 09:56

Protesta e 64-të e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama do të zhvillohet ditën e sotme në Tiranë. Tubimi do të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbahen fjalime dhe të përcillen mesazhet e organizatorëve.

Lëvizja protestuese nisi pas reagimeve ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec dhe më pas u fokusua në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit. Në tubimet e deritanishme kanë marrë pjesë qytetarë të grupmoshave dhe profesioneve të ndryshme, të cilët janë paraqitur me pankarta dhe flamuj kombëtarë, duke kërkuar ndryshime politike.

Protestuesit kanë paraqitur një sërë kërkesash, mes të cilave dorëheqjen e kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. Tubimet janë shoqëruar me marshime në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe me thirrje e slogane drejtuar institucioneve dhe përfaqësuesve të qeverisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit