‘Porche’-i në Vlorë përplas një vajzë te vizat e bardha dhe largohet!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.08.2026, 08:28

Një vajzë është aksidentuar në Vlorë, teksa po kalonte në vijat e bardha, pasi u përplas nga një automjet që dyshohet se nuk respektoi semaforin e kuq. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-Hipotekës dhe ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të shërbimeve të emergjencës.

Sipas raportimeve paraprake, automjeti i përfshirë në aksident ka qenë një "Porsche" me ngjyrë të bardhë. Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit janë ende duke u hetuar.

E reja e lënduar është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të identifikuar automjetin dhe drejtuesin e tij, si dhe për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit