Denoncimi: “Kamikazët me skaf i rrezikuan jetën të riut, e kërcënuan dhe u larguan”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.08.2026, 23:16

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një pushues në Dhërmi, i cili pretendon se ka filmuar pasojat e një incidenti të rëndë në det, ku një skaf dyshohet se për pak sa nuk i mori jetën një të riu me motor uji.

Sipas denoncuesit, ngjarja ka ndodhur pranë resortit Sanur. Ai pretendon se skafi u nis nga bregu me shpejtësi dhe manovra të rrezikshme, pa respektuar distancën e sigurisë, duke goditur ose kaluar në afërsi ekstreme të një të riu që ndodhej me motor uji.

Në videon e dërguar në redaksi dëgjohen personat që ndodheshin në skaf duke debatuar me të riun pas incidentit. Sipas denoncuesit, në vend që t'i jepnin ndihmë, ata e kanë ofenduar dhe kërcënuar, më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë atë në mes të detit.

Pamjet tregojnë se pak çaste më vonë një tjetër pushues me motor uji i afrohet të riut dhe i vjen në ndihmë.

"Djali shpëtoi mrekullisht. Skafi u nis me manovra jashtë çdo normaliteti nga bregu i resortit Sanur. Pas incidentit nuk ndaluan për ta ndihmuar, por u larguan sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Të gjithë pushuesit mbetën të tmerruar nga ajo që panë", shkruan qytetari në mesazhin dërguar redaksisë.

Nëse pretendimet e denoncuesit konfirmohen, ngjarja ngre pikëpyetje serioze për respektimin e rregullave të lundrimit dhe sigurisë në zonat ku frekuentojnë pushuesit, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik.

JOQ Albania fton autoritetet përgjegjëse të verifikojnë rastin dhe të sqarojnë rrethanat e plota të incidentit, si dhe të marrin masat e nevojshme nëse konstatohen shkelje të rregullave të lundrimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit