Kaos edhe në Austri, shqiptarët përballen me kolona kilometrike

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.08.2026, 16:23

Vështirësitë për shqiptarët që po kthehen nga vendet e Europës drejt atdheut vazhdojnë. Pas raportimeve për trafik të rënduar në kufirin Kroaci-Bosnje, qytetarë të tjerë kanë denoncuar situatë të ngjashme edhe në Austri.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë kolona të gjata automjetesh dhe lëvizje shumë të ngadaltë në autostrada, duke bërë që mijëra udhëtarë të mbeten të bllokuar për orë të tëra.

Sipas denoncuesit, fluksi i lartë i automjeteve ka paralizuar qarkullimin në disa segmente rrugore, ndërsa pritjet po zgjasin shumë më tepër se zakonisht.

Shumë emigrantë shqiptarë kanë nisur udhëtimin drejt Shqipërisë dhe Kosovës për pushimet verore, çka ka sjellë një ngarkesë të madhe në rrjetin rrugor të Europës Qendrore dhe në pikat kufitare.

Qytetarët u bëjnë thirrje bashkatdhetarëve që, përpara se të nisen, të informohen për gjendjen e trafikut dhe, nëse është e mundur, të zgjedhin itinerare ose orare alternative për të shmangur pritjet e gjata.

Sezoni i verës vijon të shoqërohet me fluks të lartë në rrugët europiane, ndërsa shumë shqiptarë po përballen me udhëtime të gjata dhe kolona kilometrike në rrugën drejt shtëpisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit