Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar zhdukjen e automjetit të tij në zonën e Komunës së Parisit.
Sipas raportimit të tij, ditën e sotme rreth orës 14:00–15:00, ai kishte parkuar automjetin e tij Volkswagen Golf 5 ngjyrë blu, me targë AB 084 KD, mbrapa Goa Lounge, pranë servisit ku punon.
Qytetari tregon se, për shkak të nxitimit, çelësat kishin mbetur brenda automjetit. Kur është kthyer për ta marrë, ai ka konstatuar se makina nuk ndodhej më në vendin ku ishte parkuar.
Ai ka treguar se për rastin është bërë denoncim në Polici dhe i bën thirrje personit që mund ta ketë marrë automjetin ta kthejë atë, si edhe qytetarëve që kanë informacion të njoftojnë autoritetet.
Denoncimi i qytetarit:
Më datë 01.08.2026, rreth orës 14:00–15:00, parkova automjetin tim Volkswagen Golf 5, me targë AB 084 KD, në zonën e Komunës së Parisit, pas Goa Lounge, pranë servisit ku punoj.
Gjatë nxitimit, kam harruar çelësat brenda automjetit dhe jam futur në servis për të vazhduar punën. Pas një kohe, kur dola për ta marrë automjetin, konstatova se ai nuk ndodhej më në vendin ku e kisha parkuar.
Kamerat e servisit ku punoj nuk mbulojnë vendin ku ishte parkuar automjeti, ndaj nuk kam pamje filmike të ngjarjes. Dyshoj se automjeti është vjedhur nga persona të panjohur.Ju lutem ta kthej kush e ka mar se esht ber denocim ne polici
