Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në një galeri kromi në malin e Tërnovës, në Bulqizë, ku dyshohet se është shembur një masiv shkëmbor gjatë punës nëntokë. Si pasojë e shembjes, tre persona që ndodheshin në galeri kanë mbetur nën rrënoja.
Sipas informacioneve paraprake, njëri prej punëtorëve dyshohet se ka humbur jetën, ndërsa për fatin e dy personave të tjerë vijojnë përpjekjet dhe verifikimet nga ekipet e emergjencës. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shpëtimit dhe autoritetet përkatëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e personave të bllokuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Pritet që policia dhe institucionet përgjegjëse të japin më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.