Plas grushti në plazh: “Berti” kap për fyti punonjësit e lokalit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.08.2026, 15:28

Një konflikt mes një burri dhe punonjësve të një lokali ka shkaktuar shqetësim te plazhistët pranë Hotel Kështjella në Durrës.

Sipas dëshmisë së një pushuesi, përplasja është shoqëruar me britma dhe ofendime, duke prishur qetësinë në një zonë të frekuentuar nga familjarë.

Sipas të njëjtit burim, burri, i identifikuar nga të pranishmit vetëm me emrin "Berti", i veshur me bluzë të zezë, dyshohet se ka goditur i pari një pjesëtar të stafit dhe ka vijuar sjelljen agresive edhe pasi disa persona ndërhynë për të ndarë palët.

Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa sjellje të tilla në kulmin e sezonit turistik jo vetëm që prishin qetësinë e pushuesve, por krijojnë edhe një atmosferë të papërshtatshme në zona të frekuentuara nga familje dhe vizitorë.

JOQ ALBANIA mbetet e hapur për reagimin e palëve të përfshira në këtë incident.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit