Një shtetas gjerman ka rënë pre e një tentative për grabitje në banesë nga 4 shqiptarë.
Gjermani ka publikuar videon në rrjetet sociale duke bërë thirrje për ndihmë teknike dhe pyetje mbi identitetin e autorëve të përfshirë.
Në pamje mund të shihni se si shqiptarët tentojnë të futen brenda shtëpisë duke hapur derën me levë disa herë por falë reagimit të menjëhershëm të një fqinji të vëmendshëm që dëgjoi zhurmat dhe dha alarmin, hajdutët nuk kanë arritur të realizojnë qëllimin e tyre.
Ata dëgjohen teksa flasin shqip me njeri-tjetrin dhe nuk dorëzohen në hapjen e derës me leva e shkelma, por pasi dëgjojnë zhurmat nga fqinjët heqin dorë nga plani i tyre.
Pas këtij incidenti, pronari i banesës ka bërë një thirrje publike 0ër kontakte me specialistë ose kompani të specializuara në fushën e sigurisë, duke kërkuar që brenda muajit shtator të instalojë një derë të sigurisë së lartë të kategorisë WK3, të pajisur me sistem mbylljeje të trefishtë, të paktën katër kasa dhe mundësisht kontakte mbylljeje lart e poshtë për mbrojtje maksimale.