Goditet shpërndarja e drogës dhe armëmbajtja pa leje në Vlorë e Sarandë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.08.2026, 11:06

Katër persona janë arrestuar në Vlorë dhe Sarandë gjatë dy operacioneve policore të koduara “Siguria” dhe “Transportuesit”, të zhvilluara kundër armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë aksioneve, policia sekuestroi një pistoletë me 6 fishekë, rreth 5 kilogramë cannabis sativa, një sasi kokaine dhe dy automjete.

Në Vlorë, në pranga ra 30-vjeçari me iniciale E. O., i cili u ndalua në një parking në zonën e Lungomares. Gjatë kontrollit fizik, efektivët i gjetën në çantë një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë, 2.18 gramë kokainë dhe 4.46 gramë cannabis sativa. Ndërkohë, në Sarandë u arrestuan Ardit Cama, Argjend Nanaj dhe Keldi Jovani, të cilët u kapën në aksin Nivicë–Sarandë, pranë urës së Kakomesë.

Sipas hetimeve paraprake, në automjetin që drejtonte Argjend Nanaj u gjetën rreth 5 kilogramë cannabis sativa, që dyshohet se transportohej për t’u shitur në Sarandë dhe Ksamil. Policia dyshon se Keldi Jovani lëvizte me një automjet tjetër për të monitoruar itinerarin dhe për të sinjalizuar praninë e forcave të rendit, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit