Protesta e 63-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.08.2026, 08:51

Qytetarë nga vende të ndryshme të Shqipërisë pritet të mblidhen edhe sot në Tiranë për protestën e 63-të, ku do të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Tubimi do të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe do të përcillen mesazhet e organizatorëve.

Protesta, e cila fillimisht nisi si reagim ndaj ngjarjeve në Zvërnec, është shndërruar në një lëvizje që ka në qendër kërkesën për largimin e kryeministrit nga detyra. Me pankarta dhe flamuj kombëtarë, pjesëmarrësit kanë deklaruar se synojnë ndryshime politike, ndërsa në tubime janë bashkuar qytetarë të grupmoshave dhe profesioneve të ndryshme.

Protestuesit kanë paraqitur pesë kërkesa kryesore, mes të cilave dorëheqjen e kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. Gjatë marshimeve në rrugët e Tiranës janë dëgjuar thirrje dhe slogane kundër qeverisë, ndërsa protesta pritet të zhvillohet edhe këtë herë nën masa të shtuara sigurie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit