Casemiro prezantohet te Inter Miami, braziliani mban sërish fanellën ikonike me numrin 5

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 31.07.2026, 21:30

Mesfushori brazilian Casemiro është prezantuar zyrtarisht si futbollisti më i ri i Inter Miami, duke nisur një aventurë të re në MLS pas largimit nga Manchester United. Ai do t'i bashkohet skuadrës ku aktivizohen Lionel Messi, Luis Suárez, Jordi Alba dhe Rodrigo De Paul.

Gjatë prezantimit, Casemiro u shpreh entuziast për sfidën e re dhe theksoi se dëshira për të fituar mbetet po aq e madhe sa në vitet e tij më të mira. Ai vlerësoi gjithashtu Lionel Messin, duke e cilësuar si një nga futbollistët më të mëdhenj në histori.

Në Inter Miami, Casemiro do të mbajë fanellën me numrin 5, një numër që është kthyer në identitetin e tij gjatë karrierës. Me këtë fanellë ai shkroi historinë me Real Madridin, ndërsa me të njëjtin numër ka qenë prej vitesh edhe një nga liderët e kombëtares së Brazilit, duke e bërë "5"-ën simbol të rolit të tij në mesfushë.

Transferimi i 34-vjeçarit konsiderohet një tjetër goditje e rëndësishme për Inter Miami, që vijon të forcojë skuadrën me emra të mëdhenj të futbollit botëror.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit