Bardhi pas akuzave të reja ndaj Ballukut: “Duhet të ishte me pranga në duar, jo e lirë”

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 31.07.2026, 17:43

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi SPAK i komunikoi akuza të reja ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke deklaruar se ajo duhet të ishte arrestuar dhe jo të vijonte të lëvizte e lirë.

Në një reagim publik, Bardhi u shpreh se Balluku po përfiton, sipas tij, nga mbrojtja politike e kryeministrit Edi Rama dhe nga ajo që e cilësoi si mosveprim të pajustifikueshëm të Prokurorisë së Posaçme. Ai argumentoi se shtimi i akuzave forcon qëndrimin e opozitës se heqja e imunitetit parlamentar të Ballukut ishte e domosdoshme.

Sipas Bardhit, një person që përballet me disa akuza për abuzim me fondet publike dhe që po hetohet edhe për korrupsion e pastrim parash nuk duhet të qëndrojë në liri, pasi ekziston rreziku të ndikojë mbi provat, të cenojë hetimet ose të ushtrojë ndikim mbi dëshmitarët.

Deputeti demokrat theksoi gjithashtu se SPAK duhet të zbatojë të njëjtat standarde për të gjithë zyrtarët, pa përjashtime dhe pa privilegje politike. Sipas tij, besimi i qytetarëve te drejtësia mund të cenohet nëse krijohet perceptimi se ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë.

Reagimi i Bardhit vjen vetëm pak orë pasi Belinda Balluku u paraqit në ambientet e SPAK, ku iu komunikuan akuza të reja në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit