“Në lokalin e Cerenit në mes të Bllokut s’ka ujë as për të larë duart”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.07.2026, 14:02

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë një situatë skandaloze në ambientet e një lokali në zonën e Bllokut, pranë Drejtorisë së Policisë.

Ajo ka treguar se në lokalin “Ins” të Ismet Shehut i njohur si “Cereni” mungon uji, duke bërë të pamundur larjen e duarve dhe as për përdorimin normal të tualeteve.

Jemi te lokali Ins në Bllok, te Drejtoria e Policisë. Nuk ka ujë as për të larë duart dhe as për të shkarkuar tualetin. Është skandal, në vitin 2026 është turp i madh”, shprehet qytetarja në denoncimin e saj.

Mungesa e ujit mbetet një problem veçanërisht shqetësues gjatë sezonit të verës, kur temperaturat e larta e bëjnë edhe më të domosdoshëm garantimin e higjienës dhe kushteve minimale të shërbimit.

Por që në vitin 2026, një lokal në mes të Bllokut të mos ketë ujë as për nevojat bazë të klientëve, është një situatë e turpshme dhe e papranueshme. Ndërsa shpenzohen para për marketing, reklama dhe imazh, duket se lihet pas dore një element thelbësor si furnizimi me ujë.

Një investim i thjeshtë në një depozitë furnizuese do të mund të shmangte situata të tilla dhe të garantonte ujë gjatë gjithë kohës, në vend që klientët të përballen me mungesa në kushtet e temperaturave të larta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit