BE do të ndërtojë gigafabrikat e veta të IA-së

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.07.2026, 13:04

Komisioni Evropian ka hapur një thirrje për oferta që synon të mobilizojë mbi 30 miliardë euro financim publik dhe privat për ndërtimin e shtatë gigafabrikave të Inteligjencës Artificiale. Nga kjo shumë, rreth 10 miliardë euro pritet të sigurohen nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare, ndërsa pjesa tjetër nga investitorë privatë. Fondet do të menaxhohen nga Ndërmarrja e Përbashkët Evropiane për Kompjuterikën me Performancë të Lartë (EuroHPC JU).

Sipas Komisionit Evropian, kjo nismë synon të rrisë kapacitetet e Evropës në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe t’u sigurojë qasje në infrastrukturë startup-eve, kompanive teknologjike, universiteteve dhe institucioneve publike. Objektet e reja do të përfshijnë procesorë të avancuar, platforma cloud, lidhje me shpejtësi të lartë dhe qendra të dhënash me efikasitet energjetik, në një përpjekje për të reduktuar varësinë nga teknologjitë amerikane dhe kineze.

Sipas DW, Bashkimi Evropian përballet me sfida të mëdha përballë SHBA-së dhe Kinës, veçanërisht për shkak të kostove të energjisë dhe varësisë nga furnizuesit e huaj të teknologjisë. BE synon të trefishojë kapacitetin e qendrave të të dhënave në vitet e ardhshme dhe të forcojë autonominë teknologjike, pasi paralajmërohet se varësia nga platformat e huaja të inteligjencës artificiale mund të krijojë rreziqe për sigurinë e të dhënave dhe vazhdimësinë e shërbimeve kritike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit