Nxirren të gjallë nga Devolli gjyshi dhe nipi, traktori u zhyt në lumë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31.07.2026, 11:59

Tre persona u nxorën të gjallë nga ujërat e lumit Devoll pasi mjeti bujqësor me të cilin udhëtonin mbeti i bllokuar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Bishti i Nartës, kur traktori u zhyt papritur në lumë deri në nivelin e kabinës. Forcat zjarrfikëse të Gramshit ndërhynë me shpejtësi në vendngjarje, duke bërë të mundur nxjerrjen e sigurt të drejtuesit të mjetit, një të moshuari dhe nipit të tij, të cilët rrezikonin jetën nga rrjedha.

Autoritetet bëjnë me dije se situata ka qenë tejet e rrezikshme për shkak të prurjeve të menjëhershme dhe të larta nga HEC-i i Moglicës. Pas këtij incidenti, shërbimi zjarrfikës ka lëshuar një thirrje urgjente për qytetarët, duke u kërkuar që të respektojnë tabelat paralajmëruese dhe të shmangin hyrjen në shtratin e lumit Devoll, pasi rreziku për ngjarje të ngjashme tragjike mbetet shumë i lartë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit