Vesi del me shpirtin: Goxhaj dhe Hasani thyejnë arrestin e shtëpisë dhe nisen në Vlorë për të vjedhur

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 31.07.2026, 11:44

Dy persona të dyshuar për vjedhje banesash janë arrestuar në Vlorë, ndërsa emrat e tyre lidhen edhe me një tjetër ngjarje të ndodhur më herët në Tiranë, ku një kasafortë me sende me vlerë u grabit në zonën e Kinostudios.

Bëhet fjalë për Andi Hasani, 45 vjeç, dhe Agron Goxhaj, 48 vjeç, të cilët u kapën teksa dyshohet se po tentonin të hynin në një banesë në lagjen “Bashkimi” në Vlorë, duke përdorur pajisje të posaçme për hapjen e bravave.

Dyshimet ndaj tyre janë shtuar edhe për një vjedhje të kryer në Tiranë, ku ata akuzohen se kanë hyrë në një banesë dhe kanë hapur një kasafortë duke përdorur çelësa të modifikuar. Brenda saj dyshohet se kanë marrë para, bizhuteri dhe një armë zjarri me leje.

Sipas hetimeve, pasi kanë konstatuar armën në kasafortë, dy të dyshuarit dyshohet se janë frikësuar dhe janë kthyer për ta marrë sërish, pasi kanë menduar se pronari mund të kishte lidhje me policinë. Por kthimi i tyre në banesë rezultoi fatal, pasi u përballën me forcat e rendit të njoftuara më herët.

Gjatë kontrolleve në ambientet që dyshohet se përdoreshin prej tyre, u gjet një punishte për modifikimin e çelësave, mjete që dyshohet se shërbenin për hapjen e bravave dhe kasafortave në banesa të ndryshme në Tiranë dhe Durrës.

Dy personat rezultojnë gjithashtu se kishin shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur më herët për veprën penale të vjedhjes.

Hetimet pritet të zbardhin nëse ata janë të përfshirë edhe në raste të tjera të grabitjeve të banesave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit