Mërzitet edhe administrata e Klosit, s’duan t’i kalojnë Burrelit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31.07.2026, 10:14

Punonjësit e administratës vendore të Klosit kanë ndërprerë punën për të kundërshtuar planin e mazhorancës për shkrirjen e Bashkisë Klos. Administrata kërkon rishikimin e vendimit dhe refuzon përfshirjen e njësisë vendore në procesin e riorganizimit.

Pakënaqësi të ngjashme janë paralajmëruar edhe në Belsh dhe Prrenjas, bashki të cilat gjithashtu rrezikojnë të shkrihen sipas projektit të ri. Një ditë më parë, qytetarë dhe anëtarë të Partisë Socialiste në Poliçan protestuan duke djegur teserat, ndërsa drejtuesi lokal i PS-së dha dorëheqjen publikisht.

Plani i riorganizimit administrativo-territorial i propozuar nga mazhoranca ka ndezur një valë reagimesh dhe protestash në disa bashki të vogla të vendit, të cilat rrezikojnë të humbasin statusin e tyre aktual.

Në Klos, situata ka eskaluar në bojkot të punës nga ana e administratës. Protestuesit kanë bërë të qartë se do të vijojnë aksionin e tyre deri në tërheqjen ose ndryshimin e vendimit nga institucionet përgjegjëse. Reagime të ngjashme pritet të pasojnë së shpejti edhe në Belsh e Prrenjas, ku banorët dhe strukturat vendore kundërshtojnë shkrirjen e bashkive të tyre.

Kjo situatë vjen pas tensioneve të regjistruara një ditë më parë në Poliçan, ku protesta mori një formë më të fortë politike me djegien e teserave të partisë nga disa mbështetës të majtë dhe dorëheqjen e drejtuesit lokal të PS-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit