Big Market vazhdon misionin për helmimin e qytetarëve, AKU injoron situatën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 31.07.2026, 09:55

Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për produktet e tregtuara në rrjetin e supermarketeve Big Market, duke rikthyer në vëmendje shqetësimet e vazhdueshme të qytetarëve për cilësinë dhe sigurinë ushqimore.

Sipas qytetarit, ai ka blerë një copë djathë për gatim, por kur ka hapur pakon është përballur me një pamje shqetësuese. Produkti, sipas tij, ishte i mbuluar me myk dhe shtresa të pazakonta yndyre, duke e bërë të papërdorshëm për konsum.

Qytetari shprehet i revoltuar që produkte në këtë gjendje vazhdojnë të dalin në raftet e supermarketit, ndërsa ngre pikëpyetje mbi kontrollet e cilësisë dhe mënyrën se si ruhen ushqimet që u shiten konsumatorëve.

Ky nuk është rasti i parë që në redaksinë e JOQ Albania mbërrijnë ankesa për Big Market. Prej kohësh, qytetarë të ndryshëm kanë denoncuar produkte të prishura, me afate problematike apo me cilësi të papranueshme, duke ngritur shqetësime serioze për mbrojtjen e konsumatorit.

Pavarësisht denoncimeve të përsëritura, qytetarët thonë se situata duket se mbetet e pandryshuar dhe kërkojnë që institucionet përgjegjëse të kryejnë kontrolle të plota dhe të marrin masa konkrete ndaj çdo shkeljeje që rrezikon shëndetin publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit