Bota e futbollit është në zi pas ndarjes nga jeta të legjendës së Milanit dhe të futbollit italian, Franco Baresi, në moshën 66-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga vetë Milani përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, ku e cilësoi ish-kapitenin si një simbol të përjetshëm të klubit dhe një figurë që do të mbetet përgjithmonë pjesë e ADN-së kuqezi.
Franco Baresi konsiderohet një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e futbollit. I rritur në akademinë e Milanit, ai i qëndroi besnik vetëm një fanele gjatë gjithë karrierës, duke debutuar në vitin 1978 dhe duke u shndërruar në kapitenin legjendar të skuadrës. Me Milanin fitoi 6 tituj kampionë të Italisë, 3 Kupa Evropiane, 2 Superkupa të Evropës, 2 Kupa Ndërkontinentale dhe trofe të tjerë të rëndësishëm. Pas tërheqjes nga futbolli në vitin 1997, klubi vendosi të tërhiqte përgjithmonë fanellën e tij me numrin 6.
Edhe me Kombëtaren italiane, Baresi shkroi histori. Ai ishte pjesë e skuadrës kampione të botës në vitin 1982, fitoi medaljen e bronztë në Botërorin e vitit 1990 dhe u shpall nënkampion bote në vitin 1994, ku udhëhoqi Italinë si kapiten.
Ndarja nga jeta e Franco Baresit shënon fundin e një epoke për Milanin dhe futbollin italian, ndërsa trashëgimia e tij do të mbetet e paharrueshme për breza të tërë tifozësh.