53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.07.2026, 08:30

Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi financiare të përballojnë një javë pushime në vit larg banesës, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të lartë të privimit ekonomik në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat, rreth 53% e familjeve në vend nuk mund të mbulojnë këtë shpenzim, duke e pozicionuar Shqipërinë të dytën pas Rumanisë, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 27%.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria paraqitet në një situatë më të vështirë. Në Serbi rreth 36% e familjeve nuk mund të përballojnë pushimet, ndërsa në Bullgari dhe Hungari kjo përqindje arrin në rreth 39%. Ndërkohë, në vendet me të ardhura më të larta si Gjermania, Irlanda, Holanda, Suedia, Zvicra dhe Norvegjia, niveli i familjeve që nuk mund të financojnë një javë pushime është dukshëm më i ulët.

Sipas Eurostat, ky tregues nuk mat nëse familjet kanë shkuar realisht me pushime, por nëse ato kanë mundësi financiare të paguajnë një javë larg shtëpisë, brenda ose jashtë vendit. Pamundësia për të përballuar këtë shpenzim konsiderohet një tregues i rëndësishëm i standardit të jetesës dhe i privimit material, pasi pasqyron nivelin e të ardhurave dhe hapësirën financiare që mbetet pas mbulimit të nevojave bazë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit