Vendimi nuk ka ardhur nga ndonjë Këshill Bashkiak, por drejtpërdrejt nga tryeza e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili me sa duket e ka parë Shkodrën në Google Maps dhe ka thënë: "Pse ta kemi vetëm në zemër, kur mund ta kemi edhe konsullatën tonë në Shkodër locen?
Ndërkohë që qytetarët mendonin se reforma territoriale shërbente për të mbledhur plehrat në një bashki më të madhe, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka rezultuar se po bënte një punë të padukshme, por titanike, në prapaskenë. Thuhet se ky i fundit ka lobuar para partnerëve se kjo do të rrisë ndjeshëm turizmin shkodran.