Për të dytën natë radhazi digjen koshat e mbeturinave te Mangalem 21, Tiranë: “Policia vjen, por nuk merret asnjë masë”

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 30.07.2026, 23:47

Banorët e kompleksit Mangalem 21 në Tiranë i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë që, sipas tyre, po përsëritet për të dytën natë radhazi.

Sipas qytetarit, koshat e mbeturinave në kompleks janë përfshirë sërish nga flakët, ndërsa autori ose autorët e ngjarjes vijojnë të mbeten të paidentifikuar.

Në videot e mbërritura në redaksi shihen flakë të mëdha dhe tym i dendur që ngrihet nga zona e koshave, ndërsa pranë tyre ndodhen automjete të parkuara dhe banorë që ndjekin me shqetësim situatën.

"Është dita e dytë që u vënë zjarrin koshave te kompleksi Mangalem 21. Policia vjen, por nuk merr asnjë masë për të gjetur përgjegjësin," shkruan qytetari.

Banorët shprehen të shqetësuar se zjarret e përsëritura rrezikojnë jo vetëm mjedisin, por edhe automjetet dhe banesat pranë, duke kërkuar identifikimin e autorit dhe marrjen e masave për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla.

Ata u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të hetojnë rastin dhe të garantojnë sigurinë e banorëve të kompleksit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit