Himara... aty ku deti është i kaltër, dielli përvëlues, por kryebashkiaku grekofil duket se ka harruar se është në Shqipëri dhe e gjen menjëherë rrugën drejt shtetit fqinj. A ka mënyrë më të goditur për të zhvilluar turizmin lokal sesa të importosh një yll të muzikës greke për të mbushur sheshin e Potamit?!
Disa këngëtarë grekë do të kumbojnë gjuhën e tyre në brigjet e Himarës. Mendja e kujt nuk shkon menjëherë tek një koncerti recital grek të organizuar me aq dashuri përveçse kryebashkiakut tonë të dashuruar pas fqinjëve?
Në fund të fundit, pse t'i kushtosh vëmendje artistëve vendas apo kulturës së zonës, kur mund të shndërrosh Himarën në një filial të preferuar të serenatave helene?
Festoni, o banorë e pushues nën gjuhën greke me paratë e taksapaguesve shqiptarë! Buxhetet ikin e vijnë, pasi shfaqjet e importuara kërkojnë zemër të madhe patriote greke...