Rama bën drejtoreshë të Turizmit sekretaren e Berishës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.07.2026, 22:24

Në një lëvizje që ka tërhequr vëmendjen në skenën politike vendase, ish-Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysa, është emëruar në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), duke zëvendësuar në këtë detyrë Zana Çelën.

Hysa ka marrë drejtimin e AKT-së pas një angazhimi disa-vjeçar në strukturat drejtuese të opozitës. Përmes një reagimi publik, ajo ka sqaruar se pavarësisht largimit nga radhët e Partisë Demokratike, bindjet e saj mbeten opozitare. Ajo u shpreh se tashmë i përket "partisë së Shqipërisë turistike".

Hysa zbuloi se gjatë bisedës me kryeministrin Edi Rama, ky i fundit i ka kërkuar angazhim institucional dhe jo aderim politik, duke i vënë theksin vazhdimësisë dhe rritjes së punës së nisur nga paraardhësja e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit