Aksident tragjik në Kretë, humbin jetën dy shqiptarë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.07.2026, 20:43

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit në ishullin e Kretës, në Greqi.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:00 në aksin kombëtar pranë zonës së Kolymbarit, në Hania. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, motoçikleta me të cilën udhëtonin dy shqiptarët, të moshave 28 dhe 34 vjeç, ka dalë nga rruga për arsye që ende nuk janë përcaktuar dhe është përplasur me barrierën metalike anësore.

Përplasja rezultoi fatale për të dy të rinjtë, të cilët pësuan dëmtime të rënda. Në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, që i transportuan me ambulancë drejt Spitalit të Hanias, por mjekët nuk mundën t'u shpëtonin jetën dhe konstatuan vdekjen e tyre.

Policia greke ka nisur hetimet për të sqaruar dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në daljen e motoçikletës nga rruga.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit