“Çdo ditë ka aksidente në Rrugën e Bentit, Shkodër. Kërkohet sinjalistikë para se të humbasin jetë.”

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 30.07.2026, 19:10

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e Rrugës së Bentit, në qarkun e Shkodrës, ku, sipas tij, aksidentet janë kthyer në një fenomen të përditshëm për shkak të mungesës së sinjalistikës rrugore.

"Në Rrugën e Bentit në qarkun e Shkodrës ndodhin çdo ditë aksidente për shkak të mungesës së sinjalistikës rrugore. Për banorët që e njohin zonën nuk është aq problem, por për turistët që kalojnë për herë të parë është shumë e rrezikshme. Çdo ditë ndodhin aksidente dhe askush nuk flet për to. Ju lutem ndërhyni dhe tregoni çfarë po ndodh për shkak të mungesës së sinjalistikës," shkruan qytetari.

Sipas denoncuesit, rruga frekuentohet edhe nga turistë, të cilët nuk janë të njohur me kthesat dhe karakteristikat e segmentit, duke shtuar rrezikun për aksidente.

Banorët kërkojnë që Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme dhe për rritjen e sigurisë në këtë segment rrugor.

JOQ Albania publikon shqetësimin e qytetarëve dhe pret një reagim nga institucionet përgjegjëse lidhur me pretendimet e ngritura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit