Pas tatuazhit, Marc Cucurella “heq dorë” nga kaçurrelat

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.07.2026, 13:35

Marc Cucurella vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar pas triumfit të Spanjës në Kupën e Botës. Fillimisht tërhoqi vëmendjen duke mbajtur premtimin që i kishte bërë trajnerit Luis de la Fuente, duke bërë tatuazh portretin e tij, ndërsa tani ka habitur sërish me një ndryshim të dukshëm në pamjen e jashtme.

Mbrojtësi spanjoll ka vendosur t'i japë fund përkohësisht modelit të tij karakteristik me kaçurrela të gjata, që prej vitesh ishte kthyer në "firmën" e tij. Në vend të tyre, ai është shfaqur me flokë të stiluar në gërsheta, një transformim që ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale.

Pamja e re ka ngjallur reagime të shumta mes tifozëve, të cilët mezi e njohën futbollistin në fotografitë e publikuara. Disa e kanë vlerësuar ndryshimin, ndërsa të tjerë kanë pranuar se do t'u duhet kohë të mësohen me "Cucurellën e ri".

Pas një vere historike me fanellën e Spanjës, duket se Marc Cucurella ka vendosur të hapë një kapitull të ri jo vetëm në karrierë, por edhe në stilin e tij personal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit